Ashtu si kaherë, Fondacioni “Firdeus” i është gjendur pranë nevojtarëve e skamnorëve. Në fund të këtij muaj të madhëruar, Fondacioni ka shpërndarë pako ushqimore për mbi 1 mijë familje.

Elvisi: Këtu jemi në vendin ku bëjmë paketimin. Këto janë pako që përgatiten për sadaka ul fitr-i. Pejgamberi thotë që këto sadaka janë për të shmangur ndonjë gabim që është bërë në muajin e madhërueshëm të Ramazanit.  ‘Sadakatë ul Fitr’, janë njëkohësisht edhe për të mbushur tryezat e nevojtarëve për Bajram. Kam përshtypjen se këto të dyja qese që plotësojnë një pako, mjaftojnë për ta plotësuar një tryezë.

Fatma: Përtej kësaj, në bazë të numrit të familjarëve, ata nuk marrin vetëm këto dy qese, por edhe më shumë, në varësi të numrit të njerëzve.

Elvisi: Deri tani, si nisje, janë 1 mijë familje. Janë duke u përgatitur edhe pako të tjera për shumë e shumë familje dhe për ata shpërndarja do të fillojë në kohë rekord.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re