Fshati Kryezjarr, Elbasan. Këtu jeton familja Musai. Përpos problemeve të shumta ekonomike, dy djemtë dhe babai i familjes vuajnë nga problemet me shikimin. Arjoli e Shefqeti mund të humbasin dritën e syve, veçanërisht Arjoli, i cili është në gjendje më të rënduar.

Nëna e tyre është ajo që kujdeset çdo kohë për djemtë. Mes lotëve, ajo rrëfen për “Shqiptarët për Shqiptarët” vuajtjet

“Fëmijët më dhimbsen shumë kur i shoh kështu. Kam frikë se e humbin shikimin. Çfarë do të bëj unë po të më mbeten fëmijët pa sy… operimet kushtojnë shumë e ne nuk kemi ku t’i gjejmë paratë. Çfarë të bëj unë e mjera? Nuk di se çfarë të bëj”

Edhe më prekëse janë lotët e motrës së vogël të dy vëllezërve.

“Dy vëllezërit e mi janë sëmurë. Unë dua shumë që të shërohen… ju lutem, na ndihmoni që të shërohen vëllezërit”

Familja Musai s’mund t’i përballonte kostot financiare për operimin e dy vëllezërve dhe babait të tyre. Për këtë arsye, Fondacioni Firdeus i dha lajmin e madh se do të siguronte mundësinë që dy vëllezërit e babai të kryenin vizitat e ndërhyrjet e nevojshme për sytë. Fatmirësisht ndërhyrjet për të dy vëllezërit e babain e tyre shkuan me sukses.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re