Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një tryeze për bujqësinë prezantoi edhe programin e kësaj force politike për këtë sektor.

Sipas tij, programi i PL për bujqësinë i jep një goditje shpopullimit të vendit dhe axhendes, sic tha ai të Rilindjes për të falimentuar këtë sektor.

Meta theksoi se fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori që sipas tij “tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë”

“Përmes programit tone per Bujqësinë i japim nje goditje shpopullimit, axhendes se qëllimshme te Rilindjes qe ka falimentuar kete sektor jetik per vendin.

Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori qe tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë

Nuk mund te krenohet Qeveria me ca bujtina ne Kolonje, kur ne Kolonje “Rilindja” i ka dëbuar kolonjaret. Fermerët ne Kolonje, ne Korçë dhe ne mbare vendin po hedhin produktet ne kanal, po sharrojnë drurët frutore, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria per shkak te mos mbështetjes nga Qeveria qe i ka braktisur bujqit dhe fermerët”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re