SHBA dhuroi pesë milionë dollarë ndihmë për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve.

Nga kjo shumë, pjesa më e madhe, 3.9 milionë dollarë do të shkojë për ngritjen e një akademie transparence që do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike; punën rimëkëmbëse dhe konservuese për monumentet kombëtare në Durrës, Krujë dhe Prezë; si dhe për mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e cila do të ndihmojë Kryqin e Kuq Shqiptar në ngritjen e një Qendre Operacionale Emergjencash për koordinim të bashkërenduar dhe më të theksuar në përgjigje të emergjencave të ardhshme.

Lidhur me konferencën e donatorëve reagoi edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Lajm i mirë për njerëzit e Shqipërisë: Ne e kaluam objektivin tonë për rindërtimin dhe arritëm një total prej 1.15 miliardë euro, përfshi këtu 400 milionë euro kontribute nga BE. Jam e gëzuar për mbështetjen. Edhe njëherë Europa qëndroi e bashkuar kur ka më shumë nevojë,” shkruan ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re