TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paguar një shumë prej 6.7 milionë euro për kompaninë postare DHL, për shërbimin e ofruar për votën e Diasporës.
Kompania kishte kërkuar një shumë prej 9.2 milionë nga KQZ, pasi kishte llogaritur dhe kamatëvonesat.
Megjithatë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi kishte deklaruar se pagesa ndaj kompanisë do të bëhej pasi të kryheshin verifikimet për zbatimin e kontratës së nënshkruar.
Sipas KQZ, vlera finale që i detyrohet kompanisë është shumë 6.7 milionë euro.