Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me liderët e Kongresit të martën për të diskutuar fondet për qeverinë federale pasi afati për të shmangur një mbyllje përfundon të premten, tha administrata e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Biden do të takohet me udhëheqësit republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit për të diskutuar çështjen “urgjente” të miratimit të një projektligji për financimin e qeverisë deri në mesnatën e së premtes. Ai do të diskutojë gjithashtu edhe çështjen e projektligjeve për të ofruar mbështetjen e SHBA për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, pasi ngërçi vijon.

Anëtarët e Kongresit vazhdojnë të mos pajtohen se si të parandalohet përfundimi i afatit pa një zgjidhje të përbashkët. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, vuri në dukje dje se një marrëveshje nuk është arritur ende dhe kërkoi që kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, të “shpejtojë” për të arritur një kompromis, pavarësisht rezistencës së treguarnga krahu më konservator i fraksionit të tij.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re