Skip to content

“Forca Angli, Suksese Shqipëri”/ Ambasada e Britanisë në Tiranë reagon për sfidën e mbrëmjes së sotme


Ambasa e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka reaguar me një mesazh miqësor dhe sportiv në prag të ndeshjes së fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës mes Shqipërisë dhe “Tre Luanëve”.

“Sonte, Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat, dhe kjo ndeshje do t’i japë fund një udhëtimi emocionues.

Hajde Angli! Suksese Shqipëri!”, shkruan Ambasada Britanike, duke përcjellë një atmosferë respekti dhe sportiviteti mes dy kombëtareve.

Ndeshja në “Air Albania” starton në ora 18:00, sfidë është e fundit për të dyja skuadrat, që i kanë përmbushur objektivat. Anglia, si e para e grupit ka marrë biletën për në fazën finale të Botërorit 2026, që do zhvillohet verën që vjen në Amerikën e Veriut. Nga ana tjetër, ekipi ynë do jetë pjesë e fazës play-off dhe më 20 nëntor do mësojë rivalin për gjysmëfinalen që do luhet më 26 mars 2026.

Arritja historike e Shqipërisë në play-off dhe përballja pa objektiva pritet të jetë më shumë një “miqësore luksi”, me 22 mijë tifozë që do jenë në stadium. Festa pritet të jetë kuqezi, ndërsa në impiant do ketë edhe tifozë të “Tre Luanëve”. Policia ka marrë masat e duhura, duke garantuar rregullin jashtë dhe brenda impiantit.