Shtatë persona, mes tyre pse femra, u arrestuan nga Policia e Shkodrës, pasi shfrytëzonin vajza për prostitucion, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një tjetër.
Blutë e Shkodrës goditën një tjetër grup të strukturuar kriminal, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.  Të arrestuarit janë: Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale  dhe Kastriot Musa, 41 vjeç.
Sipas policisë gjatë aksionit janë sekuestruar ambient 3-katësh, në pronësi të shtetasit Renard Tota, një armë zjarri pistoletë, një laptop, tre telefona, sasi e konsiderueshme parash. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Deklarata e plotë e policisë:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe Zv/Prokurori i Rrethit Shkodër Albert Murçaj në deklaratë për median për operacionin “Balerina”. Jam këtu me përfaqësuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodrër, për të njoftuar detajet nga operacioni i fundit i përbashkët kundër trafiqeve, e konkretisht në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.
Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:
– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.
– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.
Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit. Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
• Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
• Një armë zjarri pistoletë.
• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re