Forcat e nderhyrjes se shpejte dhe policia e Fierit vunë në pranga Ilir Boriçin, i akuzuar për një sërë veprash penale.
42 vjecari, njihet ndryshe si i forti i Fierit. Arrestimi i Ilir Boriçit është bërë gjatë operacionit “Forca e Ligjit” që është zhvilluar në lokale, ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.
Boriçi është kapur nga policia 5 herë për t”tentativë vrasjeje”, per “kanosje”, “shkatërrim prone” dhe “armembajtje pa leje”. Aktualisht 42 vjecari ishte në masën “detyrim paraqitje”.
Gjatë aksionit, u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë.
I arrestuari është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.