Pjesëtarë të EULEX-it bashkë me hetues të Gjykats Speciale kanë arrestuar ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Sipas burimeve, arrestimi erdhi pas nëntë orëve bastisje në pronat e Krasniqit.
Bastisja ka ndodhur fillimisht në shtëpinë e tij në Prishtinë, në lagjen Velania dhe më pas ka vazhduar në fshatin Negrovc, ku Krasniqi ka një tjetër shtëpi.
Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja. Jakup Krasniqi ishe një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera.
Ai ishte ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës. Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.
/faxweb
