Objektivat e organizatës terroriste në veri të Irakut vazhdojnë të asgjësohen nga Forcat e Armatosura Turke.
Në operacionin ajror në veri të Irakut të Forcave të Armatosura Turke ndaj terroristëve të organizatës terroriste PKK, që u përcaktua se përgatiteshin për sulm, u asgjësuan 8 objektiva, që i përkisnin terroristëve.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, njoftohet se si rezultat i operacionit ajrorë të zhvilluar kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK, që u përcaktuan se përgatiteshin për sulm ndaj postave kufitare dhe rajoneve të bazave ushtarake, gjatë detyrës së zbulimit dhe vëzhgimit në rajonet Zap, Avashin, Hakurk, u asgjësuan 8 objektiva që përdoreshin si vendstrehim dhe pozicione të armatosura nga ana e terroristëve.
Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se avionët, pjesëmarrës në operacion, u kthyen të sigurt në bazat ajrore në Turqi./trt/



