Skip to content

Forcat ajrore ukrainase: Rrëzuam dy raketa ruse të lëshuara nga Deti i Zi

Forcat ajrore ukrainase bëjnë me dije se kanë rrëzuar dy raketa ruse të lëshuara nga Deti i Zi.

 

 “Armiku nisi një sulm me raketa Kalibr nga Deti i Zi. Raketat dyshohet se janë lëshuar nga një nëndetëse ruse”, thuhet në njoftim.

 

Raketat u rrëzuan në rajonin Vinnytsia të Ukrainës qendrore, raporton CNN. Autoritetet ukrainase theksuan gjithashtu se bombarduesit strategjikë rusë Tu-95MS ishin ende në ajër dhe po lëviznin drejt hapësirës ajrore mbi Detin Kaspik, nga ku lëshohen shpesh raketat kundër Ukrainës.