Skip to content

Forcat amerikane nga e premtja patrullojnë në veri të Sirisë

amerika 1

Forcat amerikane nga e premtja kanë filluar patrullimin në veri të Sirisë, raporton AA, përcjellë .

Patrullimet e SHBA-ve u aktivizuan pasi paraprakisht Forcat e Armatosura Turke (TSK) bombarduan terroristët e YPG/PKK-së në atë zonë.

YPG është dega siriane e organizatës terroriste PKK, ndërsa prezantohet nën maskën e të ashtuquajturave Forcat Demokratike Siriane (SDF), të cilat SHBA-të i trajtojnë një partner në luftën kundër terroristëve të ISIS-it.

Zëdhënësi i Pentagonit, Rob Manning, tha sot se forcat amerikane filluan të patrullojnë të premten bashkë me forcat e “SDF-së”.

“Nuk kemi të precizuara korniza kohore për patrullimet, por të njëjtat do të na ndihmojnë ne, Turqisë dhe partnerëve tanë të SDF-së për të mbajtur sigurinë në atë rajon”, tha Manning.

Forcat amerikane javën e kaluar filluan patrullimet e përbashkëta me forcat turke në rajonin e Munbixhit i cili mbahet i pushtuar nga terroristët e YPG/PKK-së.

Marrëveshja për Munbixhin midis Turqisë dhe SHBA-ve e arritur në muajin qershor parasheh tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga qyteti për të stabilizuar rajonin, i cili ndodhet në veri të Sirisë.

Manning tha sot se këto patrulla kanë për qëllim të ulin tensionet dhe të krijojnë stabilitet në rajon.