Forcat irakiane kanë marrë nën kontroll aeroportin e Kirkukut në kuadër të operacionit që filluan në këtë qytet për të marrë nga forcat peshmerge burimet e naftës dhe bazat ushtarake, njoftoi Ministria irakiane e Mbrojtjes.
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Rrjeti Mediatik i Luftës pranë Ministrisë irakiane të Mbrojtjes thuhet se “Forcat e policisë federale dhe të rendit kanë marrë nën kontroll aeroportin Hurrijet në Kirkuk”, shkruan aa.
Forcat irakiane marrin nën kontroll bazën ushtarake në Kirkuk
Ushtria irakiane dhe forcat e policisë federale, duke përparuar nga jugu, në orët e para të mëngjesit morën në kontroll Bazën Ushtarake K1, fushën e naftës Baba Gurgur, Kompaninë Veriore të Naftës të Kirkukut dhe bazën ushtarake në Brigadën e 70-të të Bashkimit të Patriotëve të Kurdistanit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re