Ushtria izraelite ka arrestuar 12 palestinezë, duke përfshirë një përfaqësues të Hamas-it, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, arrestimet janë kryer në qytetet Betlehem, Ramallah, Nablus dhe Jenin.
Në një deklaratë me shkrim nga Qendra e Informacionit për të Burgosurit thuhet se mes të arrestuarve ishte edhe administratori dhe ish-deputeti i Hamas-it, Ahmed Atun.
Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.
Pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendra të paraburgimit për ditë të tëra.
Burimi: AA