Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 14 palestinezë në rajonet e ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze, WAFA, forcat izraelite kanë bastisur disa rajone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 persona në Bregun Perëndimor, si dhe 2 në Kudsin Lindor me pretendime të ndryshme.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re