Skip to content

Forcat izraelite arrestojnë 18 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor

Forcat izraelite arrestuan 18 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

Sipas lajmeve në shtypin palestinez, forcat izraelite në orët e natës kryen bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor.

Gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor u arrestuan 15 persona dhe 3 palestinezë në zonën Hizma të Kudsit Lindor.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ushtarët izraelitë që kryen bastisje në zonën Hizma në orët e para të mëngjesit po mbajnë nën kontroll ende hyrjet dhe daljet e zonës.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit.