Forcat izraelite arrestuan 18 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Sipas lajmeve në shtypin palestinez, forcat izraelite kanë kryer bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Gjatë bastisjeve u arrestuan 18 persona, shumica e tyre nga qytetet Nablus dhe Ramallah.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re