Forcat izraelite arrestuan 19 palestinezë, përfshirë një fëmijë 12-vjeç, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Forcat izraelite vazhduan ndalimin e palestinezëve në shumë pjesë të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Forcat izraelite arrestuan 12-vjeçarin Mohammad Yasir Dervish në Isawiya të Kudsit Lindor dhe 18 palestinezë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë 9 në Betlehem, 4 në Ramallah, 3 në Jenin dhe nga një në Nablus dhe Qalqilya.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here shpërthejnë incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët reaguan ndaj bastisjeve.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re