Forcat izraelite kanë arrestuar 25 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.
Burimet lokale theksuan se në orët e natës forcat izraelite kryen bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor.
Në bastisjet në fjalë thuhet se 20 palestinezë u arrestuan në Bregun Perëndimor dhe 5 të tjerë në Kudsin Lindor.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit.
