Ushtarët izraelitë sot kanë arrestuar 3 palestinezë, përfshirë një nënë gjidhënëse në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Shoqata Palestineze e të Burgosurve tha se arrestimet janë kryer në qytetet Jericho, Al-Bireh dhe Bethlehem.
Nuk është dhënë asnjë arsye për arrestimet. Shoqata tha se mes të arrestuarve ishte një nënë gjidhënëse e një foshnjeje një muajshe.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin e arrestimit të palestinezëve në “kërkim”.
Sipas Shoqatës ka rreth 4.650 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, përfshirë të paktën 500 të mbajtur pa akuzë ose gjyq sipas politikës izraelite të ndalimit administrativ.
