Forcat izraelite kanë arrestuar 60 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se forcat izraelite bastisën shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor gjatë natës dhe herët në mëngjes.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite arrestuan 60 persona, kryesisht nga El-Halili dhe Ramallahu.

Po ashtu theksohet se numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori është rritur në 3.260.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re