Skip to content

Forcat izraelite arrestojnë 65 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan të paktën 65 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor u arrestuan të paktën 65 palestinezë dhe se numri i të arrestuarve që nga 7 tetori e deri më tani ka arritur në 1.900.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam mëngjesin 7 tetorit kryen sulm gjithëpërfshirës me arsyen e “kundërpërgjigjes ndaj shkeljeve të vazhdueshme të Izraelit kundër vlerave të shenjta të palestinezëve dhe kryesisht ndaj Xhamisë Al-Aksa”, ndërkohë edhe ushtria izraelite filloi bombardimet intensive ajrore kundër Rripit të Gazës.

Forcat izraelite krahas sulmeve në Gaza, që nga 7 tetori e deri më tani vazhdojnë edhe valën e arrestimeve me pretendime të ndryshme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Burimi: AA