Skip to content

Forcat izraelite arrestojnë guvernatorin e Kudsit

Forcat izraelite arrestuan guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith.

“Guvernatori u arrestua nga shërbimi i inteligjencës okupuese nga shtëpia e tij”, në qytezën Silwan në Kudsin Lindor, thuhet në një deklaratë të zyrës së guvernatorit.

Policia izraelite nuk ka sqaruar arsyet e arrestimit.

Gjatë viteve të fundit, forcat izraelite e ndaluan guvernatorin Ghaith dhjetëra herë, shumica e tyre për periudha të shkurtra deri në disa orë. Atij gjithashtu iu ndalua hyrja në Bregun Perëndimor.
Burimi: AA