Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 17 palestinezë, dhjetë prej të cilëve studentë, gjatë bastisjeve të tyre në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë deklaroi se forcat izraelite kryen bastisje në shumë qytete si dhe në Ramallah.

Më tej u njoftua se 17 persona u arrestuan në bastisje, përfshirë dhjetë studentë palestinezë nga Universiteti ‘Birzeit’.

Dëshmitarët okularë theksuan se ushtarët izraelitë bastisën një shtëpi në Abud në perëndim të Ramallahut dhe arrestuan një grup studentësh. Forcat izraelite raportohet se kanë mbyllur qytetin për trafikun përpara se të arrestonin studentët.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re