Forcat izraelite arrestuan 20 palestinezë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në Kuds.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet e sigurisë në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelitë kryen bastisje të organizuara natën nëpër shtëpi në Dehishe, kampin e refugjatëve Ayide, fshatin Hussan, malin Hidaza, Nehhalin, al-Uruj, Davha, Beyti Fijar dhe rajonet Halayil al-Lawz.

Ushtarët izraelitë arrestuan 14 palestinezë në këto bastisje.

Forcat izraelite gjithashtu arrestuan 5 persona nga fshatrat Arura dhe Kuber në veri të Ramallahut dhe fshati Al-Mugayyir në lindje të Ramallahut, si dhe një vajzë të re të quajtur Yesar Abu Hasene nga lagjja Sheikh Jerrah i Kudsit të pushtuar, për shkak të “postimeve të saj në rrjetet sociale”.

Nga ana tjetër, njoftohet se kishte tension mes forcave izraelite që bastisën lagjen Savvana të Kudsit dhe të rinjve palestinezë në rajon.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re