Forcat izraelite arrestuan 20 palestinezë dhe plagosën dy persona gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor.

Burimet lokale theksuan se forcat izraelite bastisën qytetet Ramallah, Jenin, Nablus, Erich dhe Hebron gjatë natës.

Forcat izraelite arrestuan 20 palestinezë, ndërsa gjatë bastisjeve kundër palestinezëve të rinj u përdorën bomba tymi, municion të vërtetë dhe municione jo luftarake.

Në Nablus dy persona rreth moshës 20-vjeçare u plagosën dhe u dërguan në spital.

Burimet spitalore theksuan se një person është goditur në shpinë dhe një tjetër në krah.

Gjendja e të plagosurit është stabile, ndërsa palestinezit të goditur në krah i janë amputuar tre gishtat.

Në bastisjet e mbrëmshme në Bregun Perëndimor u arrestuan 35 palestinezë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re