Forcat izraelite hapën zjarr ndaj një gruaje palestineze që dyshohet se kishte tentuar një “sulm me thikë” në Kudsin Lindor të pushtuar.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i policisë izraelite, pretendohet se një grua tentoi një sulm me thikë përballë vendbanimit të paligjshëm hebre Maale Adumim në Kudsin Lindor.

Në deklaratë thuhet se forcat e sigurisë kanë neutralizuar gruan duke hapur zjarr. Policia izraelite shpërndau një foto të një thike që dyshohet se i përkiste gruas.

Në deklaratë nuk jepet asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të gruas palestineze e cila u neutralizua.

Tensionet janë të larta për shkak të sulmit të ushtrisë izraelite në Nablus

Forcat izraelite bastisën qytetin e Nablusit në veri të Bregut Perëndimor nga disa pika mëngjesin e së mërkurës.

Ushtarët izraelitë rrethuan një shtëpi në Qytetin e Vjetër historik të Nablusit dhe ndërhynë me plumba të vërtetë kundër palestinezëve që protestonin kundër bastisjes, ku vranë 11 palestinezë mes të cilëve edhe një fëmijë. Forcat izraelite plagosën më shumë se 100 palestinezë, 6 prej tyre rëndë.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se 63 palestinezë janë vrarë në territoret e pushtuara që nga fillimi i vitit si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite dhe kolonët hebrenj.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re