Forcat izraelite, kanë martirizuar 2.103 fëmijë ne tokat palestineze të pushtuara dhe nën rrethim që nga shtatori i vitit 2000, ndërsa arrestoi mijëra të tjerë.

Ish-presidenti i Palestinës, Yasser Arafat, në vitin 1995 ditën e 5 prillit e kishte shpallur si “Dita e Fëmijëve Palestinezë”.

Që nga ajo ditë, persekutimi dhe dhuna izraelite ndaj fëmijëve palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe Rripin e Gazës së rrethuar është rritur gjithnjë e më shumë.

Shumica e masakrave izraelite ndodhën në sulmet e Gazës

Sipas të dhënave të organizatës izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem, 2.103 fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Sipas tyre, 1.673 prej fëmijëve palestinezë humbën jetën në sulmet e forcave izraelite në Gaza, 430 në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Shumica e humbjeve në Gaza ndodhën me operacionet të shkallës së gjerë “Plumbi i hedhur”, “Shtylla e resë” dhe “Linja Mbrojtëse” që Izraeli zhvilloi në rajon.

Të dhënat e B’Tselem tregojnë se në operacionin “Plumbi i hedhur” kanë humbur jetën 344 fëmijë në Gaza, në “Shtyllën e resë” 33 dhe në “Linjën Mbrojtëse” 548 fëmijë.

Së fundmi, në protestat e “Marshit të Kthimit të Madh” që u organizuan në Rripin e Gazës nga 30 mars 2018 deri në qershor të vitit 2019, forcat izraelite martirizuan 43 fëmijë palestineze.

Në burgjet izraelite gjenden 140 fëmijë

Fëmijët palestinezë të cilët njoftohen që në moshat e herët me persekutimin izraelit, përballen gjithashtu me arrestime.

Përderisa moshatarët e tyre luajnë në paqe, çdo vit qindra fëmijë palestinezë, arrestohen me pretendime të ndryshme nga forcat izraelite.

Disa prej tyre dënohen me burg nga gjykatat izraelite.

Sipas raportit të publikuar dje nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, vetëm këtë vit 230 fëmijë palestinezë janë arrestuar me pretendime të ndryshme nga forcat izraelite.

Në raport gjithashtu u theksua se në burgjet izraelite gjenden 140 fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re