Forcat izraelite plagosën 10 palestinezë dhe arrestuan 13 të tjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, qindra ushtarë izraelitë bastisën kampin e refugjatëve Aqaba Jabr pranë qytetit Jericho (Eriha). Përleshje të ashpra kanë ndodhur në kamp, ​​ku ushtarët kanë hyrë në dhjetëra shtëpi.

Burimet palestineze thanë se 10 palestinezë u plagosën nga plumbat e vërtetë, dhjetëra persona rrezikuan të mbyten për shkak të gazit lotsjellës ndërsa 13 persona u ndaluan nga forcat izraelite.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.

Herë pas here ndodhin përplasje mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve, të cilët po reagojnë ndaj bastisjes së ushtrisë izraelite.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re