Forcat izraelite, të cilët ndërhynë në demonstratën kundër Murit të Ndarjes dhe vendbanimeve ilegale hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar, plagosën 3 palestinezë dhe shumë tjerë u prekën nga gazi lotsjellës.

Palestinezët mbajtën një demonstratë kundër vendbanimeve ilegale hebraike dhe Murit të Ndarjes në vendbanimin Beit Dejin në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Forcat izraelite ndërhynë gjatë demonstratës me plumba gome dhe gaz lotsjellës, kurse palestinezët u përgjigjën duke hedhur gurë.

Sipas informacionit të marrë nga ekipet mjekësore në rajon, 3 palestinezë u plagosën nga plumbat e gomës, ndërsa shumë njerëz u prekën nga gazi lotsjellës.

Të premten e kaluar, forcat izraelite në demonstrata të ngjashme në Beit Dejin vranë 48-vjeçarin Atef Hanaysheh, i cili ishte muezzin vullnetar për 20 vite me radhë