Të paktën 11 persona janë plagosur për shkak të sulmit të forcave izraelite ndaj palestinezëve që zhvilluan protestë në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se është kryer ndërhyrje për 11 persona që u plagosën nga plumbat plastikë dhe 20 të tjerëve që u prekën nga gazi lotsjellës në ndërhyrjen e forcave izraelite në zonën Kusra në juglindje të qytetit Nablus.
Po ashtu bëhet e ditur se janë trajtuar edhe 6 persona që u prekën nga gazi lotsjellës në ndërhyrjen e forcave izraelite në zonën Beita në jug të qytetit Nablus.
Rikujtohet se forcat izraelite nuk i kanë dorëzuar ende familjes, trupin e 20-vjeçarit Muhammed Farid Ali Hasan i cili humbi jetën pasi më 3 korrik u qëllua me plumba të vërtetë nga forcat izraelite në fshatin Kusra në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor.
Mortet e palestinezëve që Izraeli nuk ua dorëzon familjeve varrosen në varrin e emërtuar “Varreza e Shifrave” dhe në të cilin në vend të emrave në gurin e varrit shënohen vetëm shifra.
Sipas Nismës për të Rimarrë Trupat e Dëshmorëve, në “Varrezën e Shifrave” mbahen trupat e 254 palestinezëve që janë martirizuar nga Izraeli në mënyra të ndryshme që nga viti 1967.
