Skip to content

Forcat izraelite plagosin 11 palestinezë

Forcat izraelite 0988

Forcat izraelite kanë plagosur 11 palestinezë në periferinë veriore të Kudsit Lindor të okupuar, theksoi një organizatë humanitare palestineze.

Ushtria mësyu qytetin e Kafr Aqab nga një hapje e bërë nga një buldozer ushtarak në murin që e rrethonte atë.

Ata përdorën plumba plastikë dhe gaz lotsjellës kundër të rinjve palestinezë, të cilët reaguan ndaj bastisjes duke hedhur gurë.

Shumë njerëz u prekën nga gazi lotsjellës, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Të gjithë të plagosurit u trajtuan nga ekipet mjekësore palestineze në rajon, thuhet më tej.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit në Lindjen e Mesme, me palestinezët që shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez.