Ushtarët izraelitë plagosën 9 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në bastisjen e ushtarëve izraelitë në Qabatiye të Jeninit ndodhi një përleshje me banorët e rajonit.

Drejtori i spitalit Ibn-i Sina në Jenin, Jani Abu Jokha, në një deklaratë me shkrim tha se 9 palestinezë të plagosur nga ushtarët izraelitë u sollën në spital.

Jokha deklaroi se të plagosurit ishin të moshës 14 deri në 42-vjeç.

Ushtria izraelite deklaroi se “u hap zjarr midis ushtarëve dhe njerëzve të armatosur” në Qabatiye.

Gazeta “Yediot Ahranot” shkroi se ushtarët izraelitë arrestuan një person dhe vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kapur personin tjetër të kërkuar.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re