Skip to content

Forcat Izraelite plagosin edhe 7 palestinezë të tjerë

Shtatë palestinezë u plagosën sot nga të shtënat izraelite me armë në qytetin Tulkarem të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas një burimi palestinez, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj punëtorëve palestinezë duke u përpjekur të depërtojnë përmes një barriere të ngritur nga Izraeli në jug të Tulkarem-it.

Nuk ka asnjë koment nga autoritetet izraelite mbi këto informacione.

Izraeli ka ndaluar kalimin e punëtorëve palestinezë si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në vitin 2002, nën kryeministrin e atëhershëm Ariel Sharon, Izraeli ndërtoi një pengesë në tokën e okupuar palestineze. Palestinezët, nga ana e tyre, i referohen barrierës si “muri i aparteidit”.