Policia izraelite e cila vazhdon kufizimet përreth xhamisë Al-Aksa, ashtu si në javët e kaluara pengoi sërish palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë, raporton Anadolu.

Forcat izraelite vendosën barriera hekuri në rrugët në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit në të cilën ndodhet xhamia Al-Aksa dhe që nga orët e mëngjesit nuk lejuan hyrjen në Al-Aksa për të rinjtë palestinezë, madje herë herë edhe për palestinezët e moshuar.

Në xhaminë Al-Aksa ku në përgjithësi ditët e premte për namaz rreshtohen 100 deri në 150 mijë njerëz, u përsërit situata me të cilën haset prej 7 javësh që nga 7 tetori dhe për shkak të pengesave të Izraelit, namazin e xhumasë e kanë falur rreth 3.500 njerëz.

Forcat izraelite kryen kontrolle të kartës së identitetit dhe kthyen shumë palestinezë në pikat e kontrollit që ngritën me barriera hekuri në zonën e Qytetit të Vjetër.

Palestinezët, të cilët nuk u lejuan të hynin në Al-Aksa e falën namazin e xhumasë përreth kompleksit të Al-Aksasë. Po ashtu qindra palestinezë u rreshtuan dhe falën namazin e tyre në xhaminë në lagjen Ra’s el-Amud e cila përballë ka pamje që shikon xhaminë Al-Aksa.

Forcat izraelite krahas gazit lotsjellës ndërhynë dhe me ujë të ndotur me presion të lëshuar nga automjetet kundër të rinjve palestinezë në lagjen Wadi al-Jawz, që ndodhet në afërsi të Mesxhidi Al-Aksës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re