Shkollën e frekuentojnë rreth 60 nxënës dhe është e vetmja në Ebu Nuvvar në të cilën jetojnë rreth 700 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë shembur dy klasa të një shkolle palestineze të vendosura në Kudsin Lindor, meqë, siç pohon pala izraelite, nuk ekzistojnë leje të nevojshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët për AA deklaruan se hapësirat e shembura parashiheshin për mësim të klasës së tretë dhe katërt të shkollës fillore të vendosur në Ebu Nuvvar, në periferi të Kudsit.

Shkollën e frekuentojnë rreth 60 nxënës dhe është e vetmja në Ebu Nuvvar në të cilën jetojnë rreth 700 palestinezë.

Ebu Nuvvar gjendet mes tre lagjeve hebreje, ndërsa banorët janë të ekspozuar ndaj trysnive të qeverisë izraelite që, për shkak të planeve të ndërtimit të njësive të reja të banimit, të braktisin këtë zonë.

Banorët e rindërtuan shkollën fillore pasi forcat izraelite e shembën në vitin 2016.

Paraprakisht u mor vendim për shembjen e plotë të shkollës, që është shtyrë deri në vendimin final të gjykatës. Megjithatë, u mor vendimi final për shembjen e dy klasave të ndërtuara në fillim të vitit shkollor. Pas vendimit në fjalë, dy klasat janë transferuar në hapësira tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re