Forcat izraelite shkatërruan dy shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, me pretendimin se ishin “të palicencuara”.

Sipas informacioneve të marra nga burime vendase, ushtria izraelite bastisi qytezën Çiftlik në qytetin Jericho të Bregut Perëndimor, të shoqëruar me buldozerë.

Forcat izraelite shkatërruan shtëpitë e Ahmed Abu Fellah dhe Saud al-Kaabine, me pretendimin se ishin “të palicencuara”. Thuhet se shtëpitë e shkatërruara ishin në “Zonën C” të kontrolluar nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndërsa Izraeli shkatërron shtëpitë dhe strukturat palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilat i pushtoi në vitin 1967, me arsyetimin se janë “të palicencuara”, përpjekjet e palestinezëve për të marrë licenca shpesh dështojnë për shkak të praktikave penguese të autoriteteve izraelite.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në rajonet A, B dhe C.

Administrimi i “Zonës A”, e cila mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor, iu transferua Palestinës në aspektin administrativ dhe të sigurisë, administrimi i “Zonës B” prej 21 për qind iu transferua Palestinës dhe siguria e sa iu u transferua Izraelit ndërsa administrimi dhe siguria e “Zonës C” e cila mbulon 61 për qind të Bregut Perëndimor iu la Izraelit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re