Forcat izraelite shkatërruan shtëpitë dhe objektet e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Forcat-Izraelite0-.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Forcat izraelite shkatërruan 5 shtëpi dhe disa objekte që u përkisnin civilëve palestinezë në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Një aktivist lokal që dokumentoi shkeljet e Izraelit, Basil al-Adve për AA tha se rrënimet u bënë në fshatin Fahit, në jug të Al-Khalil-it (Hebron).

Avde deklaroi se forcat izraelite shkatërruan 5 shtëpi në fshatin ku jetojnë 18 persona, një pus uji dhe 5 objekte të përdorura si depo ushqimi dhe strehim për kafshët.

Duke tërhequr vëmendjen për faktin se burimet e të ardhurave janë dëmtuar në fshatin ku jetojnë rreth 150 njerëz që në përgjithësi merren me bujqësi dhe blegtori, aktivisti palestinez tha se 18 persona që jetonin në shtëpitë e shkatërruara kanë mbetur të pastrehë.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ushtria izraelite shkatërroi ose konfiskoi 862 banesa palestineze në Kudsin Lindor dhe “Zonën C” të Bregut Perëndimor nga fillimi i vitit 2021 deri në mes të dhjetorit.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 ndërmjet qeverisë palestineze dhe izraelite, Bregu Perëndimor u nda në zonat A, B dhe C.

Në Administratën e “Zonës”, e cila përfshin 18 përqindëshin e territorit, administrata dhe siguria i takon Palestinës; menaxhimi administrativ prej 21 për qind të territorit të “Zonës B” iu transferua Palestinës dhe “siguria” e saj Izraelit; menaxhimi administrativ dhe siguria e “Zonës C”, që përbën 61 për qind të territorit, iu la Izraelit.

Administrata izraelite kryesisht nuk i lejon palestinezët të ndërtojnë ndërtesa të reja ose zgjerime në zonën C, me arsyetimin se ajo është nën kontrollin e saj.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë