Ushtarët izraelitë, të cilët bastisën qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, plagosën 2 palestinezë, njëri 16 dhe tjetri 18-vjeç, të cilët protestonin kundër tyre.

Sipas lajmit të radios “Zëri i Palestinës” të autoritetit palestinez, forcat izraelite bastisën qytetin e Jeninit në veri të Bregut Perëndimor si pjesë e operacionit të ndalimit. Gjatë bastisjes, pati një përplasje mes forcave izraelite dhe të rinjve palestinezë.

Zëvendësdrejtor i spitalit Ibn Sina në Jenin, Tawfik al-Shawbek, ka dhënë informacion për radion “Zëri i Palestinës” për palestinezët që u plagosën dhe u dërguan në spital gjatë ngjarjeve në fjalë.

Duke theksuar se njëri nga të plagosurit ishte 16-vjeç dhe tjetri 18-vjeç, al-Shawbek tha se plumbat kanë goditur gjoksin dhe shpinën e njërit, dhe këmbën dhe gjurin e tjetrit.

– Forcat izraelite arrestuan 5 palestinezë

Nga ana tjetër, një zyrtar i Shoqatës së të Burgosurve Palestinez për AA tha se ushtarët izraelitë mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm kanë ndaluar 5 palestinezë.

Zyrtari në fjalë deklaroi se dy nga këta persona u arrestuan në Jenin dhe të tjerët u ndaluan në qytetet Salfit, Nablus dhe Ramallah.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re