Forcat izraelite qëlluan dhe vranë me plumb të vërtetë një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe plagosën pesë persona, tre prej të cilëve u plagosën rëndë.

Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu deklaruan se forcat izraelite kryen bastisje për të arrestuar disa palestinezë në Halhul, që ndodhet pranë qytetit El-Halil (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, thuhet se forcat izraelite qëlluan dhe vranë me plumb të vërtetë një të ri palestinez në Halhul dhe plagosën pesë persona, tre prej të cilëve u plagosën rëndë.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se palestinezi që humbi jetën ishte 21-vjeçari Mahmud Atrash.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, 155 palestinezë kanë humbur jetën në Kudsin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor që nga 7 tetori në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re