Një pjesëtar i forcave izraelite ka vrarë tre civilë në qytetin e Nablus-it, në veri të Bregut Perëndimor, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ministria në një deklaratë për media theksoi se “tre shtetasit u martirizuan si rezultat i të shtënave të drejtpërdrejta të pushtimit izraelit ndaj tyre në qytetin e Nablus-it”.

Dëshmitarët okularë për AA theksuan se një pjesëtar i forcës speciale izraelite, i fshehur në një automjet civil, sulmoi lagjen Al-Makhfieh të Nablusit dhe hapi zjarr ndaj një makine palestineze.

Aktivistët qarkulluan një video që tregonte një pjesëtar i forcave speciale izraelite duke vrapuar pasi qëllonte ndaj makinës.

Nga ana tjetër, Korporata Transmetuese zyrtare izraelite tha se një forcë speciale ushtarake vrau tre anëtarë të një “celule ushtarake” në Nablus dhe pretendoi se ata së fundmi kryen një seri sulmesh me armë në afërsi të qytetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re