Të paktën 7 palestinezë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në bastisjen që forcat izraelite kryen ndaj kampit të refugjatëve Jenin i cili ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Forcat izraelite kryen bastisje ndaj qytetit Jenin dhe kampit të refugjatëve. Një përleshje u shënua mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve që kundërshtuan bastisjet. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se forcat izraelite vranë 7 palestinezë në Jenin dhe plagosën 13 të tjerë.

Ndërsa në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se “Në Jenin ambulanca jonë u vendos në shënjestër, ndërsa një punonjës i shëndetësisë u plagos me plumb të vërtetë”.

Që nga 7 tetori e deri më tani është rritur në 172 numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re