Home BOTA Forcat izraelite vrasin dy palestinezë dhe plagosin një tjetër në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë dhe plagosin një tjetër në Bregun Perëndimor

0
Forcat izraelite vrasin dy palestinezë dhe plagosin një tjetër në Bregun Perëndimor

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, 2 palestinezë u vranë dhe një tjetër u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet e sigurisë, forcat izraelite kryen bastisje afër kampit të refugjatëve Jalazun në veri të Ramallah-ut dhe hapën zjarr ndaj 3 palestinezëve në automjetet e tyre.

Nga incidenti humbën jetën palestinezët Basil Besbus dhe Khalid Anber, ndërsa u plagos Selame Rafet.

Thuhet se forcat izraelite morën trupat e palestinezëve të vdekur dhe ndaluan të plagosurin palestinez.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka informuar se si pasojë e zjarrit të forcave izraelite kanë humbur jetën 2 persona dhe një person tjetër është plagosur.

Forcat izraelite kryejnë bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor për të arrestuar palestinezët me akuza të ndryshme.

Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë