Forcat izraelite qëlluan për vdekje një adoleshent palestinez gjatë bastisjes në orët e mëngjesit të së martës në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, 17-vjecari Hamza Amjad al-Ashqar, u qëllua në fytyrë nga ushtarët izraelit në Nablus.

Numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti ka shkuar në 42, përfshirë nëntë fëmijë dhe një grua të moshuar, shtoi ministria.

Forcat izraelite kryejnë vazhdimisht bastisje në Nablus në kërkim të anëtarëve të grupit të armatosur të njohur si “Strofulla e Luanëve”, që vitin e kaluar u shfaq në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Tel Avivi akuzon grupin për kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse ndaj objektivave izraelite.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re