Skip to content

Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez në Bregun Perëndimor

thumbs b c 677c179b175969ae29b2fe7959e8ebca

Ushtarët izraelitë vranë një të ri palestinez gjatë një bastisjeje që kryen në qytetin Jericho të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Ushtria izraelite kreu një bastisje në kampin e refugjatëve Aqabat Jaber në Jericho.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjes humbi jetën i riu palestinez 17-vjeçar Jibril Al-Laada.

Po ashtu vihet në dukje se nga zjarri i hapur nga ushtarët izraelitë u plagosën 6 palestinezë, 3 prej të cilëve rëndë.

Burimi: AA