Një palestinez u qëllua nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Wissam Bakr, drejtor i spitalit qeveritar Khalil Suleiman në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, tha se një i ri humbi jetën pasi u qëllua gjatë përleshjeve që shpërthyen në qytet.
Dëshmitarët thanë për AA se përleshjet shpërthyen pasi forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit dhe kryen bastisje në disa shtëpi të palestinezëve.
Ata thanë se ushtria përdori plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, persona i vrarë është identifikuar si 25-vjeçari Muhammad Maher Nafie Marei.
Ministria e Jashtme palestineze e dënoi vrasjen.
“Ky krim i urryer dhe krimet tjera janë një episod i ri në serinë e ekzekutimeve të palestinezëve në terren”, tha ministria, duke shtuar se qeveria izraelite është përgjegjëse për krimin.
“Marei është viktimë e mosndëshkimit të vazhdueshëm të Izraelit”, thonë nga qeveria MPJ-ja palestineze.
Prej disa muajsh, qyteti i Jeninit dhe një kamp refugjatësh që ndodhet aty i janë nënshtruar sulmeve pothuajse të përditshme nga ushtria izraelite.
Burimi: AA


