Tre palestinezë kanë humbur jetën sot në bastisjet e forcave izraelite në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Një njoftimin e ministrisë theksohet se 40 persona tjerë u plagosën gjatë bastisjeve, duke përfshirë katër në gjendje kritike.
Ushtria izraelite tha se Ibrahim al-Nabulsi, anëtar i Brigadave të Dëshmorëve të Aksasë, krahu i armatosur i grupit Fatah, u vra në bastisje.
Në njoftimin ushtarak thuhet se ushtarët izraelitë rrethuan shtëpinë e Al-Nabulsit, duke çuar në një shkëmbim zjarri.
Forcat izraelite përdorën raketa të lëshuara ndaj ndërtesës në të cilën fshihej Al-Nablusi, tha ushtria.
Nuk raportohet për të lënduar në mesin e ushtarëve izraelitë.
Ushtria izraelite akuzon Al-Nabulsin për kryerjen e sulmeve kundër forcave të saj në Nablus.
Vdekjet erdhën dy ditë pasi armëpushimit të ndërmjetësuar nga Egjipti që i dha fund tre ditë të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, në të cilat 45 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën.
Burimi; AA