Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion në Shkodër, duke kryer kontrolle në banesat e personave me precedentë penalë.

Burime bëjnë me dije se si rezultat i kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri dhe sende të paligjshme.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të arrestuar.

Kujtojmë se ky operacion vjen pas masakrës me 4 të vdekurve në Dobraç, ku mes viktimave ishte edhe një çift bashkëshortësh i pafajshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re