Në sulmin e forcave ruse në qytetin Slovyansk në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore shpërtheu një zjarr në një shtëpi, ndërsa nga sulmi nuk janë regjistruar viktima apo të plagosur.
Sipas informacionit që AA ka marrë nga autoritetet në rajon, forcat ruse kanë sulmuar me raketa qendrën e qytetit Slovyansk, ndërsa nga sulmi nuk janë regjistruar viktima apo të plagosur.
Dëshmitarët okularë njoftuan se të paktën dy raketa u hodhën nga forcat ruse, ku njëra goditi një shtëpi në qendër të qytetit dhe tjetra rrugën kryesore.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në banesën e cila është goditur nga raketa, kurse si pasojë e sulmit janë dëmtuar disa automjete si dhe shtëpi dhe dyqane në zonën përreth.
Një nga rajonet ku u intensifikuan konfliktet në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës është edhe Donetsku.
Vlen të përmendet se ditët e fundit janë shtuar sulmet e forcave ruse kundër Slovyanskut, i cili ndodhet në rajonin afër vijës së frontit.
Forcat ruse dje sulmuan një zonë në qendër të qytetit Slovyansk ku shkaktuan dëme në shtëpi dhe dyqane në zonën përreth.
Burimi; AA